http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mendoni se bonot e privatizimit janë disa letra që prej vitesh skanë më vlerë, gaboheni?
Ato përdoren gjerësisht në legalizimin e zonave infromale. Përfaqësues të Agjencisë së Legalizimeve thonë se këto letra me vlerë përdoren vetëm për formalizmin e parcelave, pra të tokave që janë zënë në mënyrë informale, por jo për objektet e ndërtuara.
Në çdo rast kur një qytetar fiton statusin për legalizim të pronës që ka zënë me ndërtim informal, ai paraqitet në bankë për të paguar 50 % të shumës në bono privatizimi dhe 50 % me para në dorë.
Parlamenti shtyu edhe me 3 vite të tjera afatin e përdorimit të tyre. Në total janë emetuar 57 miliard lekë bono në vitet 90, por 51 miliard prej tyre i janë shpërndarë publikut.