Ora News - Meta flet për Xhakën e Shaqirin: Dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kaliningrad

Ora News Lajme 2018-06-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Ora News pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Rusi, tha se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.

Zvicra fitoi me rezultatin 2-1 me Serbinë mbrëmjen e sotme.

Dy golat për kombëtaren e Zvicrës u shënuan nga futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Presidenti Meta organizoi një "fun-club" me tifozë përpara ndërtesës së Presidencës.

Meta: Një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit. Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores. Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-ora-news-dy-shqiponja-qe-fluturuan-ne-stadiumin-e-kaliningrad

Share This Video


Download

  
Report form