http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
OSBE vlerëson klimën e mire dhe mënyrën e punes ne Komisionin e Reformës Zgjedhore, por nxit palët te miratojnë sa me shpejt ndryshimet qe planifikojnë pasi zgjedhjet vendore jane ne prag.
Ne nje interviste ne studion e emisionit 7pa5 ne Vizion Plus, ambasadori Bernd Borchardt insistoi te votimi elektronik, nëse palet do te duan ta implementojne.?Një nga çështjet për te cilat mund te them se nuk është shume vone akoma, por koha ecën shpejt, është bërja e votimit elektronik. Duhet testuar, ky është rekomandim shume i forte i yni dhe mundësia me e mire e testimit janë zgjedhjet vendore. Por duhen marre vendime, se çfarë lloj votimi elektronik do zgjidhni, me pas termat e referencës për blerjen e makinave, prokurimi, certifikimi i makinave, te tregohet se janë te pamanipulueshme, trajnimet e njerëzve dhe kështu me radhe. Mos harroni me te rëndësishmen qe u duhet shpjeguar votuesve si përdoren makinat, duhen fushata intensive qe njerëzit te kuptojnë se çfarë po ndodh, te rinjtë e kane te lehte por nëse pyet njerëz ne moshën e mamasë time e ka te pamundur.?Por sipas ambasadorit te OSBE ne Shqipëri, besimi është çelësi i suksesit te zgjedhjeve dhe jo votimi elektronik apo teknologjia.
?Besimi është diçka qe rritet ngadalë, njësoj si klima politike qe duhet te përmirësohet, nuk funksionon me një çelës qe mund ta rrotullosh. Duhen eliminuar fushat e mosbesimit. Sapo ju dhashë shembullin e votimit elektronik, ti mund ta eliminosh faktorin njerëzor, por po nuk pate besim te makineria, atëherë edhe kjo nuk funksionon dot. Pra pyetja ngrihet do te kemi besim te makina te pakorruptueshme qe zevendesojne faktorin njerëzor??
Ambasadori nxit komisionin qe te përfundoje sa me shpejt ndryshimet ligjore ne mënyre qe me pas ekspertet e ODIHR te bëjnë sugjerimet e tyre.
Komisioni bipartizan i reformës u ngrit ne tetor 2017 me konsensus mes palëve per te reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR ne tre zgjedhjet e fundit.