Durrës, pronarët e mjeteve lundruese në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-21

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Motorët e ujit dhe mjete të tjera lundruese që prej fillimit të sezonit turistik nuk lejohen të dalin në det.Me urdhër të policisë kufitare në Durrës, këto mjete qëndrojnë të bllokuara, deri sa të pajisen me lejet e lundrimit. Por zvarritjet në këtë proces ka penalizuar çdo person që dëshiron të përdorë një skaf apo motor uji.Pronarët e këtyre mjeteve protestuan sërish, këtë radhë në Durrës: ata kërkuan që të zhbllokohet sa më parë situata.Një tjetër problem pa zgjidhje është përcaktimi i vendeve të lundrimit në licencat e reja, pavarësisht se ato tashmë janë saktësuar nga njësitë vendore.Juristët shpjegojnë se ku qëndron ngerci që po mban te bllokuara këto biznese.Nga Durrësi deri në Kavajë operojnë 12 subjekte të tilla të licencuara për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore. Mosdalja e tyre ne det, po ndikon edhe ne financat e subjekteve.

Share This Video


Download

  
Report form