Ora News - Në Durrës nuk lejohet dalja në det e motorëve të ujit

Ora News Lajme 2018-06-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Motorët e ujit dhe mjete të tjera lundruese me karakter argëtimi të pushuesve në det, nuk lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Me urdhër të policisë kufitare në Durrës këto mjete qëndrojnë të bllokuar, edhe pse sezoni turistik ka nisur prej ditesh.
"Në lejet e çertifikatave të lundrimit kërkohet patentë për personat që marrin motorët me qera. Kjo është e pamundur të merret nga turistët apo pushuesit që marrin mjetet e lundrimit me qera."

Shkak për këtë është berë mos percaktimi i vendbazimit ku duhet të lundrojnë në licensat e reja, pavarësisht se vendet tashmë janë percaktuar nga njësitë vendore.
Të gjendur përballë këtij vendimi pronarët e ketyre mjeteve kanë protestuar, duke kerkuar që të zhbllokohet sa më parë situata.

Pronarët e quajnë një kerkesë të tillë absurde, pasi jo çdo pushues e disponon nje kualifikim të tillë.

Nga Durrësi deri në Kavajë operojnë 12 subjekte të tilla të licensuara për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-durres-nuk-lejohet-dalja-ne-det-e-motoreve-te-ujit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS