Deklarata e bërë nga zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj për televizionin gjerman ?ZDF? se Shqipëria ka kapacitet për të pritur 600 mijë emigrantë, përplasi në Komisionin e Sigurisë opozitën me maxhorancën.
Demokrati Flamur Noka foli për një skenar që sipas tij synon ta kthejë Shqipërinë në strehën e mafias për trafikun e qenieve njerëzore.
?Doni ta ktheni Shqipërinë në thundrën e ISIS-it, ta ktheni Shqipërinë në Siri. Janë bërë gati 300 skafe të mafies dhe Shqipëria do kthehet në një vend ku mafia do organizojë biznesin e trafikut të qenieve njerëzore. Shqipëria do bëhet vend që do kesh mall të shohësh shqiptarë se do jenë iranianë, pakistanezë, e shqiptarët do jenë pakicë.?
?Të mos biem ne kurthin e opozitës, të merremi me dhunën në familje.? u përgjigj deputeti i PS, Pjerin Ndreu.
Pas debateve opozita braktisi mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Ndërsa në një tjetër komision, atë të Ekonomisë ata që braktisën mbledhjen ishin deputetët e maxhorancës.
Tv Klan