Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Investimet ne rrjetin hekurudhor dhe në infrasttrukturën rrugore do të kenë një peshë kryesore në procesin e integrimit në BE. Ndërsa prioritet në financime nga Bashkimi Evropian do të kenë projektet rajonale. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, në prezantimin e strategjisë sektoriale ka nënvizuar rëndësinë e projekteve Partneritet Publik Privat, ku dhe drejtuesit e automjeteve do të kenë një kosto kundrejt rrugëve më të mira.
Investimet dhe standartet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të kenë një impakt të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Ministri Damian Gjiknuri në prezantimin e strategjisë sektoriale të transportit nënvizoi rëndësinë e investimeve në hekurudhë.
Gjiknuri: Do bëjë të mundur që Shqipëria të ndërlidhet dhe me vendet kufitare me një rrjet hekurudhor siç edhe janë prezantuar. Ne kemi marrë një mbështetje nga KE, siç është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit.
Ministri edhe një herë është shprehur optimist për projektet Partneritet Publik Privat.
Gjiknuri: Të dukshme të sukseshme, edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe alokimit të riskut që është përfshirja e partneritetit privat në investimet në ndërtimin e rrjetit hekurudhor shqiptar por edhe një pjesë të riskut të nesërm do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë se përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzamkonisht të përmirësuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ppp-transparente-dhe-te-suksesshme-gjiknuri-financime-ne-rrjetin-rajonal-hekurudhor