Lapaj: Keqqeverisja këto 30 vite ka përçarë qytetarët të cilët reagojnë vetëm për hallet e tyre

Report TV 2018-06-19

Views 0

I ftuar në emision ishte dhe avokati Adriatik Lapaj, aktivist i njohur i shumë kauzave civile, që luftoi fort veçanërisht për banorët e Zharrëzës. Lapaj tha se keqqeverisja këto 30 vite ka shfrytëzuar përçarjen e qytetarëve të cilët reagojnë vetëm për hallet e tyre.

Ka një mentalitet këtu që unë çohem dhe reagoj vetëm kur kazma e pushtetit apo e liga më vjen tek dera e shtëpisë. Një gjë është e sigurt, nëse ti do reagosh në këtë mënyrë, kazma e pushtetit do të jetë aq e fortë dhe ti do jesh aq vetëm, saqë do të të rrënojë dhe ti nuk ke fuqi për ta ndalur. Pikërisht kjo i ka vlejtur keqqeverisjes në Shqipëri në këto 30 vjet.

Adriatik Lapaj, avokat
Shoqëria shqiptare shfaqet sot e mbyllur, tejet apatike dhe në pozicionin që nuk kujdeset për asgjë jashtë vetes, nuk merr pjesë aktive në jetën e përbashkët duke mos arritur dot as të kërkojë llogari tek ata që paguhen me taksat tona.

Share This Video


Download

  
Report form