Ora News - Taktikat e grupit të kasafortave, ish-polici merrte makina me qira për grabitjet

Ora News Lajme 2018-06-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë të arrestuarit, si pjesë e një grupi kriminal që grabiste kasafortat, akuzohen për të paktën 20 goditje në të gjithë vendin, ku 11 prej tyre u realizuan në Tiranë. Të pestë kanë precedentë kriminalë në grabitje, ndërsa uniformat blu kanë zbuluar edhe mekanizmin sesi operonin në terren.

Grupi kriminal që u godit të hënën nga Policia e Tiranës akuzohet për 20 grabitje biznesesh në të gjithë vendin, ku 11 prej tyre u realizuan në Tiranë, 6 grabitje në Durrës, një në Kavajë dhe 2 të tjera në Berat.

Shuma totale që ndodhej në 20 kasaforat e grabitura, ende nuk është bërë e ditur, pasi po përllogariten vlerat monetare që pronarët e bizneseve kanë deklaruar.

Dyshimet e para flasin për miliona euro që ky grup arriti të grabiste nëpër biznese të ndryshme, siç ishin supermarkete, dyqane, mobilieri, etj dhe që një pjesë e mirë e parave mendohet se i kanë shpenzuar në lojërat e fatit.

Policia, në referimin e materialeve drejt prokurorisë, thotë se 5 grabitësit ishin përdorues të lëndëve narkotike dhe se u lokalizuan përmes qelizave të celularit, ndërsa po krahasohen kampionet biologjike që u gjetën në vendet ku ndodhën grabitjet.

Mekanizmi ishte tipiku i grupeve të dhunshme. Të gjithë kanë qenë të dënuar më parë për grabitje, ku i fundit që la qelinë në maj të këtij viti, ishte Engrit Hënaj, një ish-polic i ?Shqiponjave? që ishte arrestuar shtatorin e vitit të kaluar, sepse i jepte informacione një grupi kriminal.

Gjatë marrjes në pyetje, orët e fundit, 31-vjeçari Hënaj pranoi se merrte makina dhe ua jepte 4 të tjerëve, për të realizuar grabitjet, gjithmonë në orët e natës, ku lëviznin të armatosur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taktikat-e-grupit-te-kasafortave-ish-polici-merrte-makina-me-qira-grabitjet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS