Përplasja verbale mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetit demokrat, Flamur Noka mund të agravonte edhe më tej, nëse punonjësit e Gardës nuk do ndërhynin.
Një video e xhiruar me një kamera amatore tregon hap pas hapi sherrin Noka-Veliaj.
Në pamjet e mëposhtme duket kryetari i Bashkisë Tiranë, duke folur dhe replikuar me deputetin demokrat. Në bisedë e sipër, Noka ngrihet e shkon tek Veliaj duke i tërhequr karrigen.
Veliaj ia bën me shenjë Nokës duke i thënë të dalin jashtë.
Për më shumë ndiqni videon: