Ora News - Presidenca për dekorimin e Gafur Mazrekut: Provokim, evokon konflikte ekstreme

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi për dekorimin e Gafur Mazrekut ka shkaktuar jo vetëm reagimin e opozitës por edhe të presidentit Meta dhe të kryeministrit Rama.

Vetë Presidenti nuk është shprehur për këtë vendim por nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi e ka dënuar ashpër duke thënë se në këtë mënyrë po shkaktohet një provokim i panevojshëm.

Blushi: Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

Por reagimi i kryeministrit Rama ishte ai që e bën nul vendimin e Këshillit bashkiak, pasi në orët e pasdites në një njoftim për shtyp zyra e shtypit bëri me dije se kryeministri i ka kërkuar prefektit të mos e firmosë këtë vendim.

Rama: I kam kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e kam dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenca-flet-dekorimin-e-gafur-mazrekut-provokim-evokon-konflikte-ekstreme

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS