Ora News - “Velipoja rruga e re e turizmit” në Tonight Ilva tare

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimi për rrugën që të çon në plazhin rreth 14 kilometra të gjatë me rërën e zezë të njohur për aftësitë kurative ishte udhëtimi i parë i ciklit të emisioneve ?Shqipëria e bukur? e Tonight Ilva Tare, që për shtatë javë me radhë do të udhëtojë në destinacione joshëse për turistët vendas dhe te huaj.

Drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, shpjegon se rruga ku është investuar është 18 km e gjatë, fillon nga Harku i Bërdicës dhe Baks, pak para Velipojës.

Beci: Rruga është 18 km e gjatë, fillon nga Harku i Berdicës dhe mbaron në Baks, pak para Velipojës. Është ndarë në tyre segmente që po rikonstruktohet tani.Është një nga investimet më të rëndësishme për Shkodrën, zonën e veriut. Ka qenë rrugë shumë e dëmtuar dhe ka fluksin më të lartë në gjithë rrjetin rrugor të zonës. Është një investim që i shërben turizmit, komunikimit mes fshatrave.

Sipas Becit është një investim që i shërben turizmit, komunikimit mes fshatrave, rreth 100 mijë banorë që lëvizin në këtë zonë dhe turistë, ka një ngarkesë të trafikut ditor nga 5000-1200 makina në ditë.

Beci: I rëndësishëm ka qenë një segment që by-passon Berdicën, është një segment prej 3 km, është krejt segment i ri, del nga pjesa e rrugës së fshtrave dhe bën të mundur që udhëtarët të mos rrezikojnë qoftë fshatrat që janë anash dhe popullsinë qoftë dhe të ecin me një shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe.Është një investim krejtësisht i ri, është një kosto e konsiderueshme, favorizon shumë shpejtësinë dhe sigurinë e rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/velipoja-rruga-e-re-e-turizmit-ne-tonight-ilva-tare

Share This Video


Download

  
Report form