stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? ka bërë një vëzhgim në plazhin e Durrësit, për të parë,sesa gati është kjo zonë për numrin e turistëve të pretenduar.Ajo që bie në sy, është se për pushuesit nuk ekzistojnë hapësira publike, por vetëm private dhe me pagesë.Po kështu një kullë vrojtimi e ngritur aty, nuk ka punonjës e është kthyer në lodër.E vetmja hapësirë pubike modeste është në plazhin Iliria.Jani Tati, përgjegjës i sektorit të zhvillimit urban në prefekturën e Durrësit, flet për një task forcë kontrolli, për privatët që kanë tejkaluar hapësirat. Për masa flet edhe drejtori i urbanistikës në bashki, Adhurim Qehajaj, megjithëse sezoni turistik ka nisur prej kohësh.