Rudina/ Parashikimi i motit ne ditet e fundit te Qershorit, Porja: Mbani çadrat me vete (18.06.2018)

RTV KLAN 2018-06-18

Views 1

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç?ka ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.
Por si do të jenë temperatrurat gjatë muajve korrik dhe gusht? Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.
Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.
?Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.
Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.
Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.
Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.
Katër vitet e fundit stina e Verës kanë qenë më të nxehtat. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit Afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë?, tha Porja.
Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.
?Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë janë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode?, tha Porja.

Share This Video


Download

  
Report form