Dekorimi i Gafurr Mazrekut, PS ka vetëm një anëtar në Has, bien poshtë pretendimet e opozitës

Report TV 2018-06-18

Views 0

Shpallja e Gafurr Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor" ka prodhuar akuza të forta nga opozita në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Opozita përmes deputetit Gent Strazimiri tha se ?Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij?.

Report Tv ka mundur të sigurojë listën e plotë të 21 anëtarëve dhe subjekteve politikë që formojnë Këshillin Bashkiak të Hasit. PS e Edi Ramës që akuzohet nga opozita për këtë vendim ka vetëm një anëtarë në këtë këshill dhe ai është Agron Geca i cili ka votuar kundra.

Share This Video


Download

  
Report form