Ngritja e nje kampi refugjatesh ne Shqiperi/ Vlahutin: Jane vetem thashetheme

RTV KLAN 2018-06-18

Views 0

Ambasadorja e Bashkimit  Europian në Tiranë, Romana Vlahutin i konsideron thashetheme diskutimet e ditëve të fundit se në Shqipëri do të ngrihet një kamp refugjatësh. Diplomatja e lartë sqaroi se nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga ana e Bashkimin Europian.

?Janë vetëm thashetheme. Nuk ka asnjë informacion të tillë, asnjë kërkesë të tillë?.

Vlahutini foli dhe për hapjen e negociatave me vendin tonë. Sipas saj Shqipëria mori një rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Europian.

Komisioni Europian ka shprehur një opinion mjaft të qartë. Ka nxjerrë një rekomandim shumë të qartë të pakushtëzuar që Shqipëria duhet të hapë bisedimet për anëtarësim. Por kur bëhet fjalë për këshillin janë 28 vende anëtarë të cilat duhet të marrin njëzëri dhe është e drejta e tyre sovrane për ta bërë një gjë të tillë të shoshim çdo të ndodhë në datën 28 Qershor

Vendimi i Këshillit Europian duhet të jetë unanim. Deti tani skeptike janë shprehur Franca, Holanda dhe Danimarka.

Share This Video


Download

  
Report form