Inxhinieri tregon detaje nga biseda me punonjësit e Teatrit: I pyeta si jetoni këtu?

Report TV 2018-06-18

Views 0

Inxhinieri Agron Hysenlliu, njëherazi drejtues i Institutit të Ndërtimit në Tiranë gjatë dëgjesës publike me arkitektë dhe urbanistë me kryebashkiakun Erion Veliaj ka thënë se edhe punëtorët e Teatrit ishin dakord me gjendjen e godinës.

Nga ana tjetër Veliaj propozoi që një përfaqësi aktorësh të takohet me grupin e inxhinierëve dhe urbanistëve për të kuptuar më mirë si qëndron e vërteta.

Diskutimi me Veliajn:

Veliaj: Me një përfaqësi të aktorëve, do të ishte ndoshta më mirë po t?i dëgjonin nga ju, sepse unë kam një funksion politik. Ne u besojmë verbërisht aktorëve për çdo gjë që ka lidhje me punën e tyre. Nëse jeni dakord në ditët e ardhshme, do të isha i lumtur të bënim një diskutim me përfaqësinë.

Hysenlliu: Ne jemi dakord, gjatë inspektimit iu kemi thënë ?si jetoni këtu si rroni?, e ata kanë qenë dakord me ne. Ne kemi shkuar 13 inxhinierë aty e kemi parë skenë e çdo gjë nga afër. Për efekt sizmik objekti nga materiali ka krijuar çarje. Ta zgjidhim në mënyrë paqësore.

Share This Video


Download

  
Report form