Ora News - Itali, dëmshpërblehet me 31 mijë euro narkotrafikanti shqiptar

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një narkotrafikant shqiptar, i dënuar me 10 vjet nga gjykata e Milanos për trafik droge, është dëmshpërblyer me 31 mijë euro.

Shtetasi shqiptar me iniciale H.H., 35-vjeç është ekstraduar gabimisht në Itali, fakt që i shkakton një dënim të dytë me 135 ditë të padrejta burgimi.

Për këtë gabim ai do të dëmshpërblehet nga shteti italian, raporton Corriere della Sera.

Sipas medias italiane narkotrafikanti shqiptar H.H., në vitin 2003 është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, dënim të cilin e ka vuajtur në Itali dhe në Shqipëri e që ka përfunduar në 28 maj të vitit 2013.

Por në tetor të 2013, H.H arrestohet nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin. Fakt që narkotrafikantit i rëndon me 10 ditë të tjera qëndrimi në Qëndrën e dëbimt në Romë.

Por sipas gazetarit të Corriere della Sera, edhe pas kësaj ngjarje, narkotrafikanti shqiptar arrestohet përsëri për të njëjtën akuzë më 18 korrik të 2015 në Maqedoni ku ndodhej për t'u kuruar nga leucemia. Narkotrafikanti H.H arrestohet me urdhër kërkimi ndërkombëtar e ekstradohet përsëri në Itali për të njëjtin dënim.

Së fundmi Gjykata e Milanos pasi ka mbledhur të gjitha aktet, ka pranuar gabimin si një aksident në ekzekutimin e vendimit dhe ka konsideruar të padrejtë arrestimin dhe ekstradimin e shqiptarit në Itali.

Sipas ligjit italian, çdo ditë burg i padrejtë dëmshpërblehet me 235.82 euro në ditë.

Shqiptari H.H ka bërë 135 ditë burg të padrejtë e shuma që shteti italian duhet ta shpërblej është rreth 31.825 euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/itali-demshperblehet-me-31-mije-euro-narkotrafikanti-shqiptar

Share This Video


Download

  
Report form