Report TV - Autostrada Tiranë-Durrës, nis ndërhyrja në segmentin Maminas-Sukth

Report TV 2018-06-18

Views 0

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Që prej orës 06:00 të kësaj të hëne, segmenti i autostradës që është përfshirë nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bënë të ditura detajet si do devijohet trafiku në një njoftim për shtyp.

?Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane ? Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinise te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas ? Sukth ne drejtimin Tirane ? Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Share This Video


Download

  
Report form