Ora News - Dibrani, Ramës: Me kullat merremi vetë, bëj rrugën.Thua i bëj të gjitha por...

Ora News Lajme 2018-06-16

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të lodhur nga premtime të njëpasnjëshme por pa rezultat, banorët e Lurës kërkesën kryesore kanë rrugën.

Shqetësimin ia shprehu ky djalë i ri kryeministrit Rama, duke i kërkuar të zotohet për çka është i bindur se mund ta finalizojë.

Ai kërkoi që rruga të bëhet nga Rrësheni dhe jo nga Dibra.

Në kundërpërgjigje, Rama i bëri të qartë se mban premtimet që bën teksa e këshilloi të thotë gjëra me kuptim.

Djali: Zoti kryeministër folët për rehabilitimin e kullave. Ne nuk kemi nevojë për rehabilitimin e kullave sepse atë gjë mund ta bëjmë vetë. E vetmja gjë që kërkon komuniteti i Lurës është rruga. Dhe jo të mbetet vetëm një premtim sa je ti këtu dhe pastaj pasi të ikësh mbetet vetëm një projekt në letra. Ne kërkojmë që rruga të bëhet nga Rrësheni, jo nga Dibra sepse kjo na lidh ne me Tiranën më afër. Ti ke thënë se do ti bëj të gjitha, por nuk i bën. Para 4 vitesh ka ardhë një ministër i juaji Lefter Koka dhe premtoi se do të kishte një projekt për rehabilitimin e rrugës, nga këtu tek liqeni që ishte një vlerë prej 4 milionë euro. Ai hodhi 20 kamionë me inerte dhe pastaj iku.

Edi Rama: E para e punës këto milionat e eurove i keni bërë si kokrra fasulesh. Nuk ekziston një projekt i tillë për vetëm një zonë, sepse unë e di sa buxhet ka Shqipëria. E dyta, unë nuk thashë asgjë nga këto që the ti. Unë nuk thashë ?do ti bëjmë të gjitha?, nuk i premtova të gjitha, bile edhe rrugën thashë ?nuk do ta lemë pa bërë?. Sa për premtimet e mia zotëri, unë i mbaj. Ndryshimi mes teje dhe teje është se ti kujton se ?e the dhe u bë?, se nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde dhe nuk e di çfarë është puna.

Prandaj nuk e kupton që nga e thëna në të bërë është në mes deti. Se kështu më thoshin edhe për rrugën e Arbërit, por rruga e Arbërit do bëhet. Kështu thoshin si ty. Fole në numrin shumës, the që ?nuk kemi nevojë?.

Ti je një individ që përfaqëson veten tënde, ti nuk flet në emër të tyre, flet në emrin tënd. Ti je një individ që mund të thuash ?unë mendoj se nuk kemi nevojë të na i rregulloni kullat, i kemi bukur shumë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dibrani-rames-me-kullat-merremi-vete-bej-rrugenthua-i-bej-te-gjitha-por

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS