Jo vetem mode/ Era Istrefi ne gjurmet e Rihanne s, shkon deri ne Xhamaika (16.06.2018)

RTV KLAN 2018-06-16

Views 5

Ato me siguri nuk janë takuar nga afër. Por Era Istrefi dhe Rihanna mund të konsiderohen motra binjake. Në fund të fundit ishte pikërisht stili i yllit të muzikës ?black? që i hapi rrugët e karrierës Erës, atëherë kur ?Bon Bon? i ra në vesh të huajve. Por fatkeqësisht Era nuk po i ndahet dot imazhit të Rihanës, ajo është hap pas hapi në gjurmët e saj. Klipi më i ri i 24-vjeçares nga Prishtina i vuri vulën. Për videon e këngës ?Prisoner?, Era Istrefi udhëtoi drejt Xhamaikës, pikërisht atje ku 7 vite më parë idhulli i Erës, Rihanna xhiroi një prej klipeve të saj më kontroverse ?Man daën?. Madje kënga me motive rege e Erës është shumë e ngjashme me atë të Rihannës. Riri thotë në këngë se gënjeshtrat e të dashurit e detyruan atë ta vrasë, po kështu edhe ?Prisener?, e burgosur tingëllon si një kërcënim se nëse dikush përpiqet ta lëndojë, Era nuk e ka për gjë të prangoset. E megjithatë Era Istrefi nuk e ka mohuar ndonjëherë adhurimin që ka për këngëtaren nga Barbados.

Share This Video


Download

  
Report form