Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nësë Bashkimi Europian do të kërkonte ndërtimin e një kampi për refugjatët apo për ushtarët e ISIS në Shqipëri me kusht hapjen e negociatave, kjo do të ishtë një çmenduri. Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për fushën e Sigurisë, mohon kategorikisht mundësinë që vendi ynë mund të kthehet në një kamp pritës për refugjatët që aspirojnë vendet e BE.
Për Sandër Lleshin kjo është vetëm një jehonë politike e disa qarqeve të huaja.
Sandër Lleshi: Po alarmohemi sot nga ca media të cilat i bëjnë jehonë axhendave politike të disa vendeve të caktuara të BE. Por vendimet për Shqipërinë nuk i merr kryeministri austriak, i marrin autoritetet e Shqipërisë dhe autoritetet e Shqipërisë nuk kanë asnjë artikulim që shkon në favor të ngritjes të ndonjë kampi refugjatësh në Shqipëri.
Ndërsa përsa i përket debateve rreth ndërtimit të kampit për luftëtarët e ISIS, këshilltari për Sigurinë i Ramës i quan spekulime ?Made in Albania?.
Sipas tij deklaratat e kryeministrit bullgar janë keqkuptuar pasi Borisov e kishte fjalën për të sjellë ekspertë për Qendrën e Kordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe jo terroristë.
Gjatë intervistës për Ora News, Lleshi sqaron edhe objektin e veprimtarisë së Qendres së Kordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e cila është ngritur në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/keshilltari-i-rames-kunder-kampit-te-refugjateve-cmenduri-nese-kushtezon-negociatat