Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kulmin e debatit të hapur në Shqipëri mbi mundësinë e ngritjes së kampeve për refugjatët sirianë dhe ish-luftëtarët e ISIS, analisti dhe drejtori i emisionit "Arena", Dritan Hila, ka një qasje ndryshe nga masa.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se nuk ka asgjë të keqe që vendi jonë të presë disa mijëra refugjatë të terrorizuar nga lufta në Siri, teksa shprehet kategorikisht kundër strehimit të xhihadistëve për të cilët thotë se nuk kemi kapacitetet pritëse dhe do të ishin një "minë me sahat" për Shqipërinë.
Hila: Ka mungesë totale transparence.Po të dëgjosh politikanët perëndimore ata nuk flasin për ngritje kampesh që është vendosur në mënyrë definitive, është një nga obsionet.Nëse do jenë refugjatë, ku janë gra, nëna me fëmijë, burra të terrorizuar nga lufta, mendoj se nuk ka asgjë të keqe, pse mos ti presim këtu.Jemi popull refugjatësh, 1milion e 500 mijë kanë ikur jashtë, mos harrojmë se kur kur ndodhi lufta e Kosovës ishte ky perëndim deri në Australinë e largët që priti refugjatët shqiptarë që ikën nga makina e luftës së Milosheviçit.
Çfarë ka të presim ne disa mijëra refugjatë?Angela Merkel ftoi refugjatët sirianë. Shifra 1 milionë që pritën gjermënt është sikur ne të presim 40 mijë refugjatë këtu, a ka ndonjë gjë të tmerrshme kjo punë? Italia ka 10% të popullsisë emigrantë. Unë nuk po them të arrijmë në këto shifra sepse jemi ende popull i varfër. Por nuk do të ishte ndonjë dramë e madhe nëse presim disa mijëra prej tyre.
Por nëse pastaj flitet që do të priten ish-eksponetët të xhihadit, njerëz që duan një lloj trajtimi psikologjik por kam frikë se do të duhet edhe një shërbim sekret që ti mbulojë këta sepse janë 'mina me sahat', atëherë them se nuk jemi të pregatitur. Ne nuk gjejmë dot se kush e vjedh dyqanin e lagjes dhe jo të mbajmë xhihadistët. Ka një mungesë qartësie, cilët janë planet, cilët kontigjentë do të vendosen këtu, ku do të vendosen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kampet-hila-turp-e-faqja-e-zeze-nese-nuk-presim-refugjate-pranimi-i-xhihadisteve-krim