Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Operacioni u ndërmorr në portin Santander të Spanjës dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë, shoferi dhe pasgjeri, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni.
Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policisë dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni.
Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.
Kohët e fundit në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.
Sipas policisë spanjolle rezulton se të rinjtë shqiptarë kanë famijarë të tyre në Britaninë e Madhe, ndërsa prej tyre kanë jetuar më parë në këtë vend por janë dëbuar.
Ata zakonisht përdorin identitete të rreme të shtetasve nga Bashkimi Europian për të kaluar kufirin.
Policia raporton se shqiptarët kalojnë nga Athina ose Roma në Spanjë, dhe përdorin portet e Santanderit ose Bilbaos, që janë bërë një nga rrugët më të rëndësishme të hyrjes në Britaninë e Madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spanje-shkaterrohet-nje-rrjet-qe-trafikonte-shqiptare-ne-angli