Ora News - Besimtarët myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në të gjithë vendin

Ora News Lajme 2018-06-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët myslimanë mbushën xhamitë dhe sheshet kryesore në të gjithë vendin për faljen e namazit të Fiter Bajramit që përkoi në ditën e premte.

Pas riteve fetare, imamët dhanë mesazh të forta për problematika sociale për të cilat përballet vendi.

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, u ndal në mënyrë të veçante tek krimi brenda familjes, fenomen ndaj të cilit kërkoi më shumë ndërgjegjësim të shoqërisë dhe reagim të institucioneve

Muhamed Sytari: "A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?!

Por nuk mungoi një qëndrim as për çështjen e pronave të komunitetit mysliman.

Muhamed Sytari: "Për hakun e myslimanëve dhe tokave të komuniteteve fetare. Sa e sa prona kanë shkuar dëm falë dëshmive të rreme."

Muslimanët në Berat e falën Namazin në pedonalen e Qytetit, ku pas riteve fetare u hap një panair të ardhurat nga i cili shkuan për familjet në nevojë.

"Qëllimi i festës është që të gjithë të gëzohen."

Xhamia e Durrësit nuk mjaftonte për të gjithë besimtarët, ndaj një pjesë e tyre e kryen ritet e faljes jashtë ambienteve të saj

Në Elbasan, falja e namazit të Fiter Bajramit u bë në Bulevardin Aqif Pasha ku besimtarët ishin të shumtë. Myftiu Agim Duka e vuri theksin tek rreziku terrorist dhe dënimi që feja Islame i bën vrasjes.

Falja e Namazit u krye në të gjithë xhamitë e vendit, në përmbyllje të muajt të shenjtë të Ramazanit, ndërsa pas riteve fetare besimtarët myslimanë vijojnë me urime tek njeri-tjetri dhe drekën karakteristike të festës.

E veçantë ishte festa në Lezhë ku u bënë bashkë myslimanë e të krishterë. Para ambienteve të xhamisë biznesmenët Altin Prenga dhe Elona Ndreca, të dy të besimit katolik ofruan ushqime karakteristike të Bajramit. Iniciatori i realizimit të këtij aktiviteti ishte Bashkia Lezhë ndërsa artistët e Qendrës Kulturore për Fëmijët krijuan një atmosferë të gëzueshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/besimtaret-myslimane-falen-namazin-ne-te-gjithe-vendin

Share This Video


Download

  
Report form