Gentian Trenova rrezikon te mos kaloje proven e Vettingun

RTV KLAN 2018-06-14

Views 0

Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i këshillit të emërimeve në drejtësisë rrezikon të mos kalojë provën e Vettingut.

Sipas komisionit të pavarur të kualifikimit, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore me të, Trenova nuk justifikon pasurinë dhe është gjetur me shkelje edhe në ushtrimin e detyrës në dy raste. Ai ka deklaruar një apartament të blerë në Tiranë,  ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë.

Veç këtij veprimi ai ka bërë një ndërtim shtesë, për të cilën nuk ka mundësi ligjore ta kryejë. Ndërsa sa i takon vlerësimit profesional, Trenova pati një debat të fortë me perfaqësuesin e ONM-së Teo Jacobs lidhur me  mosfillimin e hetimit nga Trenova për një prokuror. Ai u mbrojt duke sqaruar se ishte Prokurori i tretë që merrte ne dorë atë dosje dhe nuk mund të kishte sukses pasi ishte hetuar nga të tjerët para tij. Në një tjetër rast Trenova nuk kishte hetuar pasurinë e një personi të arrestuar ne Greqi me drogë. Në fund të seancës avokati i prokurorit tha se kishin besim tek vendimmarrja bazuar në provat që kanë dorëzuar.

Vendimi për Gnetian Trenoven do të merret në datën 20 Qershor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS