Ora News - Sensibilizimi/ Mos konsumoni alkool nëse jeni në timon

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivët e policisë së Tiranës u kanë shpërndarë drejtuesve të automjeteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, broshura sensibilizuese me qëllim përcjelljen e mesazheve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmeti gjatë një prononcimi është shprehur:

"Përveç masave represive që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka ndërmarrë gjatë gjithë kohës, sidomos fundjavave për ndëshkimin e atyre kundravajtjeve që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e shtetasve, siç është përdorimi i alkoolit ose ecja me shpejtësi, gjatë gjithë ditës së sotme është zhvilluar edhe një fushatë sensibilizuese me drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për ata që janë drejtues mjetesh, banorë të Republikës të Shqipërisë, por edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera për të kryer pushimet.

Në lidhje me sensibilizimin dhe me parandalimin e ngjarjeve rrugore, janë shpërndarë fletëpalosje në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore, jo vetëm Policia Rrugore, për një sensibilizim më të qartë të drejtuesve të mjeteve gjatë sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sensibilizimi-mos-konsumoni-alkool-nese-jeni-ne-timon

Share This Video


Download

  
Report form