Ora News - Vodafone Albania prezanton produktet e reja që vijnë në tregun shqiptar

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Internet of Things një nga shërbimet më të larta të teknologjisë do të ofrohet edhe në Shqipëri përmes Vodafone Connected. Kjo paketë nënkupton një sërë produktesh inteligjente, të cilat i mundësojnë klientëve të ndjehen të sigurtë, të përkujdesen për të dashurit e tyre edhe atëherë kur nuk gjenden dot pranë, të kenë kontroll mbi shtëpitë e tyre edhe kur nuk janë në shtëpi duke u mundësuar klientëve të Vodafone Albania të prekin nga afër risinë më të fundit të teknologjisë. Kjo risi është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris.

Kanaris: Internet of Things do t?i japë një tjetër dimension mënyrës si kemi jetuar dhe punuar deri më tani. Sot po ju prezantojmë produkte dhe shërbime që do të lehtësojnë përditshmërinë dhe do të ndihmojnë klientët tanë të përkujdesen për sigurinë e njerëzve të dashur, të kenë kontroll të gjërave të rëndësishme për ta, të rrisin eficensën e biznesit etj. E ardhmja fillon sot me Connected nga Vodafone, por nuk ndal këtu, pasi jemi tepër entuziastë për të sjellë pranë konsumatorit shqiptar ekspertizën e Vodafone si kompania celulare lider botëror në IoT dhe të bëjmë maksimumin gjatë rrugëtimit drejt revolucionit botëror dixhital.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vodafone-albania-prezanton-produktet-e-reja-qe-vijne-ne-tregun-shqiptar

Share This Video


Download

  
Report form