Ora News - Euro nis përsëri pikiatën, ekspertët: Ndërhyrja e BSH nuk është e mjaftueshme

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

As ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë nuk e ka ndalur rënien e euros e cila pësoi një rivlerësim të vogël që zgjati vetëm dy ditë. Kështu monedha europiane i është rikthyer dobësimit përballë lekut shqiptar ku vetëm në 3 ditë ka humbur mbi 2 pikë përballë lekut shqiptar dhe tendenca rënëse pritet të vijojë. Ekspertët e sqarojnë këtë situatë me një ndërhyrje të pamjaftueshme të Bankës së Shqipërisë për të blerë euro. Ardian Civici sqaron se euro do vijojë të dobësohet për shkak të fluksit të madh, ekpertët të tjerë thonë se ndërhyrja është e rëndësishme pasi mund të shoqërohet me efekte negative rritja ekonomike. Edhe monedha europaine parashikohet ta vijojë uljen.

Monedha kombëtare leku ka fituar përsëri pikë kundrejt euros pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Aktualisht një euro po shkëmbehet me 126 lekë duke humbur më shumë se dy pikë brenda tre ditëve. Eksperti Ardian Civici shprehet se ky shvlerësim ka ardhur si pasojë e një ndërhyrje të pamjaftueshme të Bankës së Shqipërisë por edhe si rezultat i efekteve sezonale që kanë shtuar euron në qarkullim.

Civici: Mendoj që ndërhyrja dhe veprimet e BSH duhet të jenë më të dukshme, më të qarta që të kuptohet se deri në çar niveli kjo ndërhyrje ndikon në të paktën pengimin e frenimit të rënies së euros dhe stabilizimin e kursit të këmbimit, pavarësisht nga niveli se ku do stabilizohet.

Për Selami Xhepën në këto kushte e rëndësishme është që Banka e Shqipërisë të vijojë ndërhyrjen pasi një euro e dobët mund të sjellë edhe ulje të rritjes ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-nis-perseri-pikiaten-ekspertet-nderhyrja-e-bsh-nuk-eshte-e-mjaftueshme

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS