Kryebashkiaku i Partisë Socialiste të Hasit, Adem Lala ka propozuar shpalljen Qytetar Nderi të ish-deputetit të PS, Gafurr Mazreku, i njohur për atentatin në Parlament më 16 shtator të -97-ës, ndaj liderit të Levizjes Studentore, Azem Hajdari.
Vendimi i kryebashkiakut të Hasit është bërë publik nga Partia Demokratike. Deputeti Flamur Noka e cilësoi skandaloz vendimin e kryebashkiakut të Hasit që do të kaloj për votim të hënën e javës së ardhshme. Deputeti demokrat i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të urdhëroj tërheqjen e propozimit