Ora News - Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, nga Ndroqi pa pagesë

Ora News Lajme 2018-06-13

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, tha sot se qeveria pret në muajin korrik përfundimin e një projekti për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila do të jetë me pagesë, ndërsa për ata që duan të udhëtojnë pa paguar do të rindërtohet rruga nga Ndroqi.

Rruga Tirane- Durres me pagese, nga Ndroqi pa pagese

Brenda korrikut do të përfundojë studimi

Edi Rama: "Rruga Tirana-Durrës nuk është një rrugë që thjesht meriton mirëmbajtje. Është një rrugë që ka domosdoshmërinë e rindërtimit dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut. Duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit e Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë. Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë, të një tjetër aksi, të degraduar në maksimum Tiranë- Ndroq- Plepa që hap një prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit."

Po ashtu standartizimi i rrugës Plepa-Kavajë- Rrogozhinë është objektiv, siç është vepër për tu realizuar reabilitimi i plotë i rrugës Durrës-Shijak.

Sistemimi i segmentit Fushë Krujë- Milot- Morinë si dhe vendosja e një sërë mbikalimesh në aksin Thumanë- Milot

Paralelisht do të nisë projekti i shumë diskutuar prej shumë vitesh Kashar- Thumanë. Si pjesë e paketës së rindërtimit të aksit në zonën Tiranë- Durrës do të jetë edhe rruga e re tërësisht nga e para Kashar- Rrogozhinë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit dhe do të krijojë një situatë krejt të re në pikëpamjen e infrastrukturës.

Përfshihet dhe rindërtimi dhe plotësimi i aksit Rrogozhinë- Fier bashkë me by-pass i Fierit që shpresojmë të fillojë për tu përfunduar në shtator deri para sezonit të ardhshëm turistik

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-tirane-durres-me-pagese-do-transformojme-shetitoren

Share This Video


Download

  
Report form