Report TV - Kalon vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja

Report TV 2018-06-13

Views 0

TIRANE-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kalon Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimeve që ka bërë ka vendosur që konfirmojë në detyrë njeriun më të lartë në kupolën e drejtësisë shqiptare.

Dedja nuk ndodhej i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati Maks Haxhia. Avokati kishte paraqitur dy kërkesa, por që nuk u morën parasysh. Megjithatë në fund, pavarësisht kërkesave që nuk u morën në konsideratë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që ta konfirmojë.

Pas përfundimit të seancës së parë në adresë të komisionit erdhën dy kërkesa, që komisioni ka vendosur të mos i marrë në konsideratë. Trupa shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, dëgjoi zotin Haxhia dhe vendosi me shumicë votash që të konfirmojë në detyrë Zotin Bashkim Dedja.

Trupa gjykuese e Vettingut
Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut. Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit. Ndërsa i fundit që ka mbetur pa kaluar në "filtra" është Gani Dizdari.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të vakancës, por kjo nuk e ka penguar KPK-në të vijojë me Vettingun në radhët më të larta të gjyqësorit. Funksionimi i Kushtetues është i paralizuar prej një kohe të gjatë.

Share This Video


Download

  
Report form