Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
30 vjet pasi u var barbarisht nga Regjimi Komunist, Havzi Nela, mësuesi e poeti i fjalës së lirë, rikthehet në Kukes, në bronz.
Busti i tij u vendos para shkollës së mesme me të njëjtin emër.
Shukri Nela: Havzi Nelën për mua si vëlla e kam ende të gjallë.
Debati për vendosjen e bustit të Havzi Nelës ka kohë që ka lindur, por u bë i mund vetëm tani falëmbështetjes së Bashkisë së Kukësit
Bryebashkiaku Bashkim Shehu tha se, falë guximit dhe sakrificës së tij sublime, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur në emër të lirisë.
Shehu: Bota ke qytete poetësh të pushkatuar, të vdekur burgjeve, të masakruar, por Kukësi është poeti i poetit të varur Havzi Nela.
Busti i Havzi Nelës është vepër e skulptorit Ilmi Hoxha, ndërsa ceremonia bëri bashkë familjarë të poetit, banorë të kukës dhe përfaqësues të partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/poeti-havzi-nela-i-varur-nga-regjimi-komunist-rikthehet-ne-kukes