Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra mbetet qyteti më i prekur nga fenomeni i gjakmarrjes me 156 familje nga 704 që janë të prekura në Shqipëri. Të dhënat e studimit të kryer nga shoqata ?Gjenerata e Re? me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE që ka identifikuar këto familje rezulton se nga vendi kanë arritur të largohen 113 familje, ndërsa nga dukuria janë prekur jo vetëm Shkodra, por edhe Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Durrësi.
"Aktualisht në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës janë gjithësej 591 familje në gjakmarrje. Familje krejtësisht të ngujuara janë 37, familje në gjakmarrje të larguara jashtë Shqipërisë janë 113 familje, ku 21% e tyre janë larguar në Itali. Fëmijë që nuk shkojnë në shkollë ose shkojne pjeserisht janë 28 fëmijë. Fëmijë që kanë nevojë për ndihmë dhe trajtim, asistim arsimor dhe psikosocial janë 64 fëmijë".
I dhimbshëm është fakti se vetëm në Shkodër 17 familje janë të ngujuara dhe dhjetëra familje, fëmijët e të cilëve janë të detyruar të braktisin shkollën. Pas Shkodrës qarku i dytë më i prekur është Lezha.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-qyteti-me-i-prekur-nga-gjakmarrja