Kotzias: Jemi “ok” me Tiranën - News, lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë një interviste në televizionin grek Kontra Channel deklaroi se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet mes Tiranës dhe Athinës. Duke folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kotzias u shpreh se vendi i tij do te mbështesë plotësisht çeljen e negociatave te anëtarësimit per Shqipërinë.



?Në Samitin e Qershorit pasi të kemi të miratuara çështjet nga parlamenti i Shqipërisë, ne do të japim okay-n tonë , me gëzimin tonë më të madh që të marrin rrugën europiane. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane. E para sepse jemi miq dhe nuk mendojmë në kurriz të tyre dhe nuk jemi një vend që duam tua vështirësojmë gjërat, dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një kurs të përbashkët sot në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në të ardhmen në Bashkimin Evropian.?



Kryediplomati grek foli dhe për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë duke i cilësuar si tepër të rëndësishme vendimin e dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran zaev. Shefat e qeverive te dy vendeve pritet te vulosin kete te marte ceshtjen e emrit.

Share This Video


Download

  
Report form