Ora News - Dervishi: Institucionet publike investohen më shumë në fshehjen e informacionit

Ora News Lajme 2018-06-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në konferencën e katërt kombëtare, Komisinerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, tha se duhet bërë revolucion sa i përket transparenës së institucioneve publike.

Këto të fundit, sipas Dervishit, shpesh bëjnë të kundërtën duke shpenzuar energji për ta fshehur atë.

Dervishi: Kemi marrë rreth 2000 ankesa, rreth 70 kërkesa për parashtrime drejtuar autoriteteve publike dhe 170 vendime që përbëjnë atë që mund të konsiderohet si jurispundencë e komisionerit.

Kemi vendime të gjykatës Administrative dhe kjo është e rëndësishme, shumicën të fituara, disa edhe të rrëzuara por njëlloj të vlerësuara dhe studiuara. A duhet të guxojmë dhe të rrezikojmë të kryejmë një revolucion në transprancën e autoriteteve publike në Shqipëri apo duhet të na mposhtë frika e dështimit?

Unë dhe stafi im kemi zgjedhur të parën, edhe pse jo shpesh herë me kosto edhe personale. A nuk ju duket sikur autoritetet publike jo pak herë shpenzohen më shumë jo për të gjetur përgjigjen që bën transparencë por për të kundërtën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dervishi-institucionet-publike-investohen-me-shume-ne-fshehjen-e-informacionit

Share This Video


Download

  
Report form