Report TV - Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Përfundon brenda qershorit

Report TV 2018-06-11

Views 0

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se do të punohet çdo ditë 24 orë për ristrukturimin e autostradës Tiranë-Durrës. Nga autostrada, ku sot kanë nisur punimet, Gjiknuri garantoi qytetarët se rruga do të jetë gati dhe pa probleme në fund të muajit qershor, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në të gjitha rrugët kryesore në vend.

Më tej, ai sqaroi arsyen pse filluan punimet tani, duke thënë se ka pasur probleme kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore, ndërsa shtoi se kjo rrugë meriton ndërhyrje serioze për të cilën po planifikohet.

Situata degradoi në këtë pikë, ndërhyrja është emergjente për të eliminuar të gjitha problematike e shfaqura në këtë rrugë. Por kjo rrugë meriton ndërhyrje më serioze, të cilën jemi duke e planifikuar. Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte. Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin.

Do të eliminohen të gjitha problemet e trashëguara ndër vite. Kantierët janë të domosdoshme, ndonëse krijohet trafik. Janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Brenda qershorit ky segment do jetë plotësisht i rehabilituar dhe do të jetë e hapur për trafik. Pra, vetëm dy javë shqetësim. Fakti që filluam tani është për shkak të lënies pas dore të kontratës. Po bashkëpunojmë dhe me policinë për trafikun. Qytetarët që duhet të shkojnë në jug është mirë të marrin rrugin e Elbasanit, pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet e policisë.

Share This Video


Download

  
Report form