http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbylljes se mbi 30 guroreve dhe pezullimit të disa të tjerave, ministri Klosi shpalli metodologjinë e re të funksionimit në takimin me sipërmarrës në këtë fushë.
Sipas metodologjisë së re, guroret duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë akseve kombëtare dhe zonave të banuara dhe të zbatojnë një sërë kriteresh në mënyrën e shfrytëzimit por edhe rehabilitimin pas mbylljes.
Nuk duhet të jenë pranë lumenjve, kanaleve kulluese dhe të kenë impakt sa më të vogël vizual në peizazh.
Ministri Klosi në fjalën e tij u shpreh se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standarteve të reja.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në moszbatimin e lejeve mjedisore minerare dhe gurore, ku vihet re, mospërputhja e e koordinatave, trajtimi i mjedisit dhe i peizazhit, ndotja e ajrit, rehabilitimi i zonës, problematika që kanë shoqëruar këtë biznes ndër vite.
Ministri Klosi u shpreh se ka ardhur koha e reflektimit dhe masave të reja për të zhvilluar një biznes sipas standarteve pa dëmtuar mjedisin dhe komunitetin. Shqipëria turistike nuk mund të zhvillohet nëse nuk zgjidhen problematikat mjedisore.