Liroi abuzuesin e të miturës, gjyqtarja Kore gazetarit të Report Tv: Pse më citove emrin?

Report TV 2018-06-09

Views 1

Një gjyqtare në Gjirokastër ka shënuar rekordin e radhës të absurditeteve prodhuar nga njerëzit e drejtësisë shqiptare. Gjyqtarja Mirela Kore ka shqyrtuar sot në gjykatën e Gjirokastrës masën e sigurisë të një 63 vjetari mësues i ndaluar për ngacmimin seksual të një të miture 11 vjeçare.

Gjyqtarja e ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes. Sikurse të gjitha proceset gjyqësore në këtë gjykatë edhe ky i sotmi është pasqyruar nga korrespondenti Report TV në Gjirokastër Piro Nase.

Por gjyqtarja Mirela Kore pas raportimit ka telefonuar gazetarin duke i kërkuar llogari përse i ka përmendur emrin në raportim dhe se ajo ishte duke gjykuar në rast shumë delikat.

Është tërësisht e pakuptimtë dhe a pabazuar në asnjë ligj të republikës së Shqipërisë ndalimi publikimit të emrave të gjyqtarëve prandaj edhe kërkesa e gjyqtares Kore është e absurde.

Si një shërbëtore e ligjit gjyqtarja Kore nëse ka zbaruar ligjin edhe në këtë gjykim të sotëm, nuk ka përse të ketë frikë apo turp ti përmendet emri.

Share This Video


Download

  
Report form