Report TV - Cërrik, makina e punonjësit të policisë bie në humnerë dhe përfshihet nga flakët

Report TV 2018-06-09

Views 0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Një automjet i drejtuar nga një punonjës i komisariatit të policisë së Cërrikut ka dalë nga rruga duke u rrokullisur rreth 40 metra dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form