http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana do të presë për herë të parë një garë që bashkon tre nga disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportiste do te behen pjese e gares të dielën pergjate nje itinerari qe eshte në harmoni me natyrën e Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.Teksa takoi organizatoret e aktivitetit Erjon Veliaj shprehu bindjen se organizime te tilla do ta shnderrojne tiranen ne nje destinacion te rendesishem turistik.
?Pas organizimit të Maratonës së Tiranës për dy vjet radhazi dhe koncerteve të Rita Orës dhe Ermal Metës, nuk ka më dyshime se çfarë sjellin për qytetin tonë këto aktivitete; sjellin turizëm, promovim, ngrejnë emrin e qytetit, na fusin në harta të rëndësishme turistike dhe përmendemi në revista të tilla si Lonely Planet. Pra, të gjitha këto janë të lidhura, janë pjesë e një strategjie të madhe ku sa më shumë aktivitete të ndodhin në Tiranë, aq më shumë Tirana përmendet si destinacion turistik për Ballkanin?
Veliaj u ndal edhe tek projektet per periferine duke thene se ato jane po aq cilesore sa ato qe zbatohen ne qender.
?Ambicia jonë është që zona rurale e Tiranës të marrë po aq vëmendje sa ka marrë edhe zona qendrore e Tiranës. Pra, filluam nga qendra, nga zonat urbane, kurse tani po shkojmë te zona rurale më e afërt. Një zonë që tashmë po ka investime në agrobiznes, ka disa ferma, disa bujtina të tipit Bed&Breakfast. Duam që të jetë një kartolinë tjetër shumë e bukur e Tiranës?.
Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës ftoi të gjithë qytetarët që nuk garojnë, të dalin nesër dhe të mbështesin sportistët pjesëmarres si dhe te organizojne ne Farke një piknik familjar.