Ora News - E reja i ankohet Ramës: Kam mbaruar për IT më ofrojnë punë si menaxher shitjesh

Ora News Lajme 2018-06-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Gju më gju të qajmë hallet" Turi i llogaridhënies publike ndërmarrë nga qeveria është kthyer si i tillë dhe sot ishte në Lushnje.

Të shumtë janë qytetarët të cilët i drejtohen kryeministrit për të zgjidhur hallet e tyre personale.

Deputetët dhe ministrat janë angazhuar për të punësuar sa më shumë qytetarë që janë regjistruar në zyrat e punësimit.

Në pamundësi të punësimit në shtet të të gjithëve një mënyrë është punësimi në privat. Mirëpo deputetët ankohen se dhe kur i gjejnë punë një qytetari në një biznes privat, ky i fundit largohet pas dy tre javësh me dëshirën e tij.

Por atë që nuk e thotë deputeti dhe kryeministri e thonë qytetarët, ata të cilët u duhet të përballen me problemet e brendshme në një subjet privat: Që janë oraret e gjata, pagesa e ulët, mos pagesa e sigurimeve shoqërore.


Bashkim Fino: Ka një hezitim për hir të së vërtetës të cilët kur ne i ofrojmë vend pune tek një biznes privat sipas profesionit që ata kanë në përgjithësi e pranojnë me vështirësi, rrinë dy-tre javë dhe na ndodh që largohen me dëshirën e tyre. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që nuk mund të rregullohet me një administratë të bashkisë apo qeverisë.

Qytetarja: "Ka ardhur momenti për të parë politikat e brendshme se çfarë ofron biznesi privat, qoftë për pjesën e pagesës dhe të orareve të zgjatura. Personat detyrohen të largohen

Edi Rama: Jemi të vetëdijshëm për problematikat që kanë të bëjnë për marrëdhëniet e punëdhënësit dhe punëmarrësit në sektorin privat. Kërkojnë adresim konkret. Nuk është e thjeshtë por hap pas hapi ka përmirësime. Po të krahasojmë si trajtoheshin e çfarë kushtesh kishin punonjësit e manifakturës me sot është ndryshim i madh, por nëse do ta gjykojmë të sotmen me sytë e të ardhmes ka probleme që duhen adresuar. Kjo është sfidë për ne.

Anisa Çela është një studente që sapo ka përfunduar studimet, bachelor dhe master në degën Informatikë ekonomike.

Ajo tregon sesi ka kontaktuar me deputetin për tu punësuar, dhe ky i fundit i ka dhënë shumë garanci.

Por e vetmja ofertë punësimi që i janë drejtuar asaj është menaxher shitjesh të cilën vetë ajo thotë se nuk i plotëson kriteret e këtij pozicioni pune.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gju-me-gju-e-reja-i-ankohet-rames-kam-mbaruar-it-me-ofrojne-pune-si-menaxher-shitjesh

Share This Video


Download

  
Report form