Frika nga vjedhjet, zv.drejtori i policisë: Zyra të reja për qytetarët e forca rendi në fshatra

Report TV 2018-06-08

Views 0

Gjysma e shqiptarëve ndjehen të frikësuar se mos u vidhet shtëpia. Pavarësisht se perceptimi i publikut për punën e policisë është rritur, sipas të dhënave nga një studim i kryer së fundmi, qytetarët ndihen të pasigurt nga grabitjet.

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, deklaroi se në çdo zonë të vendit do të hapen zyra të reja policie për qytetarët, ndërsa forcat e rendit do të jenë të pranishme edhe në fshatra.

Policia e Shtetit e ka shpallur si prioritet strategjinë e policimit në komunitet, ku forcat e rendit do të jenë pranë qytetarëve për të zgjidhur konfliktet mes tyre duke parandaluar kështu edhe ngjarje më të rënda kriminale.

Share This Video


Download

  
Report form