Shqipëria qendër për ish-militantët e ISIS? Reagon Kryeministria: Nuk është asgjë e vërtetë

Report TV 2018-06-08

Views 0

Kryeministria ka reaguar pas deklaratave të disa politikanëve nga opozita se Shqipëria ka pranuar që të ngrejë një strehë për ish-militantët e ISIS. Këshilltari i Sigurisë i Kryeministrit, Sandër Lleshi deklaron se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë.

Ai thotë se këto opinione që i referohen kryeministrit bullgar Borisov janë pa lidhje, pasi në fakt bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Lleshi sqaron se Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre (Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm) në rajonale për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por jo repart grumbullimi të ish-militantëve të ISIS-it.

Share This Video


Download

  
Report form