Për të gjithë pedalistet e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës vendos 500 Mobike në dispozicion. Në një aktivitet të zhvilluar në sheshin Skendërbej, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se ky sistem, i cili funksionon përmes telefonit u vjen në ndihmë 6 % të popullsisë në kryeqytet.
? 6 % e popullsisë përdor biçikleta. Ky sistem është transparent dhe bëhet nga celulari i gjithsecilit duke shkarkuar aplikacionin Mobike. Për këdo që mund të tentoje të vjedhë biçikletën, mos tentoni se ka gps.?
Sipas Veliajt, bashkia e Tiranës synon që të vejë në dispozicion 4 mijë biçikleta të tilla në të gjithë kryeqytetin.
Kushdo që kërkon të përdorë Mobike, fillimisht duhet të shkarkoje në telefonin e tij aplikacionin Mobike dhe më pas mund ta marrë atë në çdo stacion ku janë biçikletat dhe ta lejë atje ku dëshiron.
Tv Klan