Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte në fokus të analizës së tij deklaratën e dy ditëve më parë të ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, lidhur me vëllain e Ministrit të Brendshëm Xhafaj.
Për Myftaraj, deklaratat Cutillos mbi faktin sesa burg mund të bëjë Agron Xhafaj në Itali janë të denja për avokatin italian të zotit Xhafaj por jo për një diplomat.
Myftaraj: Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, duke marrë befasisht një rol përotagonisti që ambasadorët e këtij vendi me gjithë rëndësinë e madhe që ka ky vend për Shqipërinë, peshën e madhe që ka mbajtur ky vend gjatë tranzicionit të Shqipërisë, përgjithësisht nuk e kanë luajtur, duke ia lënë peshën më shumë Ambasadorit amerikan por edhe ndonjë Ambasadori tjetër. Ambasadori italian befas është bërë shumë aktiv këto ditë, ndoshta dhe në ndikimin e qeverisë së re e cila nuk kënaqet më si qeveritë e mëparshme që mbajnë peshën kryesore të ndihmës së BE për Shqipërinë por nuk kanë rolin e protagonistit me atë që është një lloj protektorati ndërkombëtar i pashpallur ndaj Shqipërisë, në kuptimin e mirë të fjalës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-deklarata-shume-interesante-te-ambasadorit-italian