Report Tv - Dokumenti i SHIK '98: Trafiku i armëve përplasi Azem Hajdarin me Haklajt

Report TV 2018-06-07

Views 1

Report Tv zbulon dokumentin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Në këtë raport theksohet se Vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari.

SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit.

Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt, ndërkohë që vëllai i tij,Ismet Haklaj, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Tropojë, në periudhën kur u vra Azem Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form