Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, jashtë Kuvendit. Teksa Balla po fliste për gazetarët, Kryemadhi ju afrua dhe po i rrihte shpatullat.
Deputeti socialist ja ktheu se gruaja e Presidentit po bën zhurmuesen, ndërsa kjo acaroi Kryemadhin, e cila ju kthye me fjalë të ashpra Ballës, duke i thënë se nuk është marrë me motrën dhe as gruan e tij.
Balla: Gruaja e Presidentit bën zhurmuesen.
Kryemadhi: Rri urt mos u merr me familjarët, s?e s?jam marrë as me motrën dhe as me gruan tënde. Kujdes, Rama nuk të mbron dot, nuk bëhesh kështu ministër i Brendshëm.