Ora News - Basha nuk lëshon foltoren për 90 minuta, seanca ndërpritet 3 herë

Ora News Lajme 2018-06-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bllokoi foltoren e Kuvendit duke detyruar mazhorancën që të tërhiqet nga diskutimet dhe të votojë rendin e ditës. Basha akuzoi kryeministrin Rama, se po pengon dhe saboton integrimin duke ruajtuar marrëdhëniet me kriminelët. Por kryetari i grupit të Partisë Socialite, Taulant Balla, akuzoi Bashën se në fillim jave, ka lobuar në Bundestagun gjerman kundër hapjes negociarave. Përplasjet nuk munguan jashtë salle, ketë here mes Ballës dhe Kryemadhit.

Parlamenti u zhvillua sërish mes debateve, ndërsa opozita nuk liroi për asnjë moment foltoren, duke sjelle 3 ndërprerje të seancës.

Ndërsa nuk lejoi asnjë tjetër të flasë në foltore, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, si pengesë për integrimin.

Por mazhoranca pengesë të integrimit sheh opozitën, ndërsa Taulant Balla akuzoi kryetarin Lulzim Basha, se në fillim javë ka zhvilluar takime në Bundestag kundër hapjes negociatave.

Ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demroaktike Edmond Spaho, që përmendi në parlament vendet skeptike ndaj Shqipërisë. Por në këtë pikë mori përgjigje nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në kushtet kur opozita bllokonte foltoren, mazhornca tërhoqi diskutimet ndërsa kaloi në votimin e rendit të ditës.

Edhe spe seanca u mbyll, debati vazhdoi jashtë sallës së Kuvendit këtë herë mes kryetarit të grupit Parlamenatarë socialsit Taulant Balla dhe Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kerkon-ramen-e-xhafajne-ne-kuvend-bashes-i-nderpritet-fjala

Share This Video


Download

  
Report form