Megjithëse temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme në të gjithë vendin prej disa javësh, shirat e rrëmbyeshëm të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e disa serave të Gorican të Beratit.
Në videot dhe fotot e dërguara në rubrikën ?Kallëzo? në tvklan.al, shihen qartë dëmet e shkaktuara nga dalja nga shtrati i përroit të fshatit.
Pronarët e serave thonë se dëmet në të mbjella janë tepër të mëdha.
Sipas banorëve, përmbytjet në këtë muaj të vitit janë të pazakonta. /tvkllan.al